
Një tërmet me magnitudë 7.0 ballë është regjistruar në Venezuelë. Disa ndërtesa në kryeqytetin Karakas u evakuuan.
Lajmin e bën të ditur shërbimi gjeologjik amerikan. Epiqendra e tërmetit është lokalizuar në shtetin e Sucre-s.
Lëkundjet janë ndier në një zonë të gjerë që përfshin Venezuelën qendrore dhe pjesën më të madhe të Kolumbisë, deri në Bogota.
Ndërkohë, popullata është përfshirë nga paniku edhe në shtete të tjera të Venezuelës si Bolivar, Monagas, Nueva Esperta, Merida, Portugesa, Aragua, Carabobo, Tachira, Lara etj.



