FDA ka autorizuar përdorimin e vaksinës Pfizer-BioNTech. Drita jeshile nga Administrata amerikane e Ushqimit dhe Barnave ka dhënë dritën jeshile për shpërndarjen e menjëhershme të rreth 2.9 milion miliona dozave të vaksinës në SHBA.
Të parët që do të vaksinohen, sipas kritereve të vendosura tashmë nga FDA, do të jenë personeli mjekësor dhe spitalor në vijën e parë dhe të moshuarit në qendrat e kujdesit.
Presidenti i SHBA Donald Trump ka deklaruar se vaksinimet kundër Covid-19 do të fillojnë tӕ shërndahen në më pak se 24 orë, pasi FDA të japë dritën jeshile për shpërndarjen e vaksinës Pfizer-BioNTech.
"Ne tashmë kemi filluar dërgimin e vaksinës në të gjitha shtetet. Pandemia mund të ketë filluar në Kinë, por ne po e përfundojmë atë pikërisht këtu në Shtetet e Bashkuara " tha Trump në një video në Twitter.
Trump e ka vlerësuar vendin e tij për punën e kryer mbi gjetjen e vaksinës, duke u shprehur se ka kryer një mrekulli mjekësore duke zhvilluar një vaksinë të sigurt dhe efektive në më pak se nëntë muaj.



