IKMT dhe FNSH zbarkojnë në Astir/ Nis aksioni për shembjen e 30 objekteve (VIDEO)

IKMT dhe FNSH zbarkojnë në Astir/ Nis aksioni për shembjen e 30 objekteve (VIDEO)

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, Forcat e Rendit dhe FNSH të enjten në mëngjes kanë zbarkuar në zonën e Astirit, ku ka nisur aksioni për shembjen e 30 ndërtesave, në kuadër të projektit për vijimin e punimeve në “Unazën e Re”, në lotin e dytë.

Forcat e rendit kanë bllokuar një nga akset rrugore në këtë zonë, duke moslejuar qarkullimin e automjeteve, ndërsa trafiku është devijuar nga rrethrrotullimi i Astirit, deri tek ish-sheshi Shqiponja. Bëhet me dije se automjetet kalojnë në rrugën që lidh zonën e Astirit me Mëzezin.

Banorët e zonës kundërshtojnë shembjen e godinave, nërsa shprehen se nuk kanë marrë asnjë njoftim zyrtar për shembjen e tyre. Ata deklaruan se nëse banesat e tyre do të shemben, do të kërkojnë dëmshpërblim të plotë nga shteti.

“Nuk na kanë dhënë asnjë njoftim zyrtar për këtë vendim. Vetëm kur erdhi policia na thanë të dilmin nga banesat. Do të bëjmë luftë aq sa të mundem, nuk do t’i lejojmë”, është shprehur një prej banorëve.

Një tjetër banor deklaroi për mediat se shteti po e lë atë pa asnjë pasuri, pasi do t’i shembë biznesin e tij.

 “Kisha një biznes me 6 punëtorë në këtë zonë dhe punoja sipas ligjit, ndërsa tani jam në rrugë si barbon, pa pronë, pa shtëpi, pa asgjë. 100 vjet shtet dhe këtu nuk ka shtet!”  u shpreh ai. 

Mes banorëve, ndodhet edhe ish-deputeti Klevis Balliu, i cili që prej fillimit të protestës së banorëve të Astirit, i ka shoqëruar ata, hap pas hapi, deri edhe sa u ndalua nga forcat e rendit .

Prej më shumë se një viti, banorët e Astirit, kanë kundërshtuar projektin e “Unaza e Madhe”, pasi sipas tyre, është një projekt korruptiv dhe u prek banesat.

Protestues të shumtë janë arrestuar pasi kanë kundërshtuar shembjen e banesave të tyre. Shkak për arretimet janë ndryshimet në Kodin Penal, ku bllokimi i rrugës është klasifikuar si një vepër penale dhe kushdo që shkel ligjin hyn në burg.

Projekti i Unazës së Re, në total do të prekë 424 pasuri, banesa ose ndërtesa me funksione shërbimi.

Në lotin e parë deri tani janë prishur 41 objekte nga aksioni i IKMT-së. 

Protestat në zonën e Astrit vazhduan për muaj me radhë nga banorët të cilët pretendojnë se prishja e objekteve të tyre po bëhet në kundërshtim me ligjin.

Kompania “DH Albania- ”Gjendja e rëndua më shumë pas publikimit të skandalit me kompaninë e cila kishte fituar tenderin për ndërtimin e lotit të parë, ‘DH Albania’. Ajo rezultoi se ishte një kompani ‘fantazmë’ me dokumenta të falsifikuara, madje kishte fabrikuar edhe vulën e shtetit Delaware në SHBA. Në lidhje me këtë çështje ka nisur një hetim por ende nuk ka rezultate.

Opozita- Partia Demokratike e cila ka dalë në krahë të banorëve që në ditën e parë të protestave ka premtuar se do t’i dëmshpërblejë ata në momentin që do të vijë në qeverisje. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy