Xhadat: Investimet miliona lekë të BE që shkuan dëm për panelet diellore

Xhadat: Investimet miliona lekë të BE që shkuan dëm për panelet diellore

Emisioni “Xhadat” denoncoi  investimet miliona lekë për ndërtimin e paneleve diellore në paraburgimin e Elbasanit si dhe spitalin e Kavajës, me fondet e Bashkimit Europian. Në të dyja këto institucione janë vendosur panele diellore, por që nuk kanë funksionuar. Vetë Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve në faqen zyrtare të saj në internet, thotë se Institucioni i Ekzekutimit të Vendimeve Penale Elbasan, sjell standardin e kursimit të energjisë elektrike, ç'ka në fakt nuk rezulton të jetë kështu. Në lidhje me problemin“Xhadat” u interesuan tek Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve ku zëvendësdrejtori dha këtë sqarim:

"Panelet diellore kanë punuar deri në vitin 2019 vetëm në pjesën e administratës, ndërsa tek pjesa tjetër nuk ka qenë". Të njëjtën problematikë “Xhadat” evidentoi edhe tek spitali Kavajë. Pavarësisht milionave të harxhuara, në këtë spital, panelet diellore nuk kanë punuar asnjë ditë që kur janë vendosur. Këtë fakt e pohon edhe drejtoresha e këtij spitali.

"Nga informacioni që mora, që nga momenti që godina është ndërtuar se ka qenë investim i huaj, paneleve nuk kanë funksionuar." Energjia është kapitulli i pestë i negociatave për antarësimin në BE. Efikasiteti i energjisë dhe  burimet e energjisë së rinovueshme janë dy nga pikat e përmendura në këtë kapitull. Në progres raportin e vitit 2022 në lidhje me përmbushjen apo jo të detyrimeve për antarësim, për çështjen e energjisë thuhet se zbatimi i Planit Kombëtar të Veprimit për Efiçiencën e Energjisë 2017-2020, e zgjatur deri në vitin 2021, nuk i ka përmbushur objektivat e saj për sa i përket kursimit të energjisë 6,8% deri në vitin 2021. Agjencia e Eficencës, funksionale që nga viti 2018, ende nuk është plotësisht funksionale.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy