India kërkon të ndryshojë emrin: Na e vunë kolonizatorët, do quhemi Bharat

India kërkon të ndryshojë emrin: Na e vunë kolonizatorët, do quhemi Bharat

Kryeministri indian Narenda Modi në ftesat për vendet e G20-ës për samitin që do mbahet në Dehli, e ka emërtuar vendin Bharat, jo Indi. Në kushtetutë, vendi ka tre emra – Indi, Bharat dhe Hindustan dhe të tre emrat përdoren publikisht.

Ka qenë opozita ajo që ka ngritur problemin për qeverinë Modi ndërsa thotë se ky kurs nacionalist nuk është i duhuri për vendin. Opozita që shpreson të fitojë në zgjedhjet e ardhshme në 2024-ën thotë se do të mbajë emrin Indi, pasi ky njihet ndër shekuj.

“Të gjithë e përdorim 'Bharat'. Çfarë ka të re këtu? Indi është emër i njohur botërisht. Çfarë ndodhi kaq papritur që qeveria duhej të ndryshonte emrin e vendit?”, tha deputetja opozitare, Mamata Banerje.

Qeveria indiane, gjatë pushtetit të saj, ka riemërtuar qytete dhe vende të ndryshme për të zhdukur periudhën koloniale, sipas tyre. Edhe ndryshimi i emrit Indi në arenën ndërkombëtare shihet si përpjekje për të lënë pas periudhën koloniale britanike, po ashtu edhe historinë kur myslimanët sundonin ato territore. Bharat vjen nga sanskritishtja dhe ndodhet në shkrimet e shenjta vendase, ndërsa përfshin një territor që shkon deri në Indonezi.

Qeveria indiane ka thirrur një seancë të posaçme parlamentare më 22 shtator, por nuk ka shpallur asnjë axhendë, duke çuar në spekulime se do të përdoret për të riemërtuar vendin.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy