‘Gërdeci’, Matlija: Urdhri i Mediut lidhet me zinxhirin që solli tragjedinë

‘Gërdeci’, Matlija: Urdhri i Mediut lidhet me zinxhirin që solli tragjedinë

Avokati Dorian Matlija nw emisionin “Tw Paekspozuarit”nw MCN TV deklaroi se procesi gjyqësor për tragjedinë e shpërthimit tw Gërdecit vijon ende, ndërsa ish-ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu po gjykohet për akuzën e shpërdorimit të detyrës.

 

Matlija shpjegoi se për tragjedinë ku humbën jetën 26 persona ka pasur disa procese gjyqësore, ndërsa një çështje vijon ende në gjykim. Ai theksoi se një vendim i mëparshëm gjyqësor ka lidhur urdhrin e firmosur nga Mediu me zinxhirin shkak-pasojë që çoi në shpërthimin tragjik.

 

Sipas tij, hetimet fillestare të viteve 2008-2009 nisën me akuza më të rënda, por më pas u reduktuan në shpërdorim detyre. Matlija shtoi se SPAK ka rifilluar shqyrtimin e dosjes nga kjo pikë, duke mos përjashtuar që gjatë procesit të dalin edhe elementë të tjerë penalë.

 

Urdhri 20/44 i nënshkruar nga Mediu është ai që lidhet me zinxhirin shkak-pasojë që solli tragjedinë. Është shmangur me vetëdije mbikëqyrja e forcave të armatosura dhe është dhënë dritë jeshile për demontim pranë një fshati dhe një rruge automobilistike.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy