Të mbijetuarit nga të shtënat në një konkurrenti në Jacksonville, Florida, gjatë turneut online të Madden-it, videoloja e futbollit NFL. Të mbijetuarit kanë folur për skena kaotike, pasi janë kapur në befasi dhe për të shpëtuar kanë kanë shkelur mbi të tjerët në panik e sipër duke u përpjekur të shpëtonin.
Mes viktimave është edhe personi i armatosur, David Katz, 24 vjeç, një lojtar i lojërave që besohet të jetë zemëruar, sepse ai humbi turneun e së dielës, ndërsa njëmbëdhjetë njerëz u plagosën gjithashtu në armë zjarri.
Një dëshmitar i cili ishte i pranishëm gjatë turneut Madden NFL 19 në Jacksonville tha se e pa Katz ndërsa gjuajti duke ecur prapa.
"Ne e pamë atë, me armë në dy duart e tij duke ecur prapa", tha Taylor Poindexter, i cili ishte duke porositur pica në një bar kur dëgjoi të shtënat e para.
"Isha i frikësuar për jetën time dhe për të dashurën time", u tha gazetarëve, duke qëndruar në paterica pasi kishte ndrydhur këmbën duke u munduar të arratisej.
Por, një pjesëmarrës i këtij turneu ka deklaruar se Katz kishte planifikuar sulmin, dhe konsideron se vrasjet nuk kishin lidhje me rezultatet e tij në garë për më të mirin.
"Unë jam njëri prej tyre që e ka mundur. Mendoj se ai i ka zgjedhur viktimat, por nuk i ka qëlluar ata që e mundën. Ai sillej çuditshëm gjatë tërë fundjavës, mbante syze dielli dhe nuk fliste me askënd. Kur e munda desha t’ia uroj për lojën e mirë, por ai vetëm më vështroi dhe nuk tha asgjë”, ka deklaruar ky i ri.
Ndërsa policia nuk ka identifikuar akoma viktimat, anëtarët e familjes i thanë stacionit televiziv CBS se dy personat e vrarë ishin Eli Clayton dhe Taylor Robertson. Të dy ishin garues në lojë.
Derek Jones, 30 vjeç, një konkurrent nga Santa Fe, New Mexico, tha se e njihte Katzin me etiketat e lojtarit që ai përdorte në internet, shpesh "Bukë" ose "Bukë e copëtuar", dhe kishte luajtur kundër tij në internet, por nuk kishte folur me të personalisht.
Sherifi i policisë së Jacksonville, Mike Williams, gjatë një konference për media ka deklaruar se sulmuesi në fund ka kryer vetëvrasje me pushkën me të cilën vrau katër persona dhe plagosi 11 tjerë.
Prodhuesi i lojës Madden, EA Sports, e renditi David Katz një fitues të kampionatit 2017. Konkursi i së dielës u mbajt në një bar lojrash që ndan hapësirë me një piceri. Shikuesit mund t'i shikojnë lojrat në internet dhe të shohin lojtarët.
Në masakrën e Jacksonville është plagosur edhe shqiptari Drin Gjoka, të cilin e goditi një plumb në gisht.



