SHBA, zhduket vajza adoleshente e dy miliarderëve

SHBA, zhduket vajza adoleshente e dy miliarderëve

Zhduket vajza adoleshente e dy miliarderëve të njohur nga Silicon Valley, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

16-vjeçarja Mint Butterfield, është zhdukur nga shtëpia dhe sipas policisë ajo mund të jetë arratisur në një nga lagjet më të rrezikshme në San Francisko.

Vajza është vajza e kanadezit Stewart Butterfield, ish-CEO i Slack, dhe ish-bashkëshortes së tij, miliarderes Caterina Fake, bashkëthemeluese e Flickr.

Mint ka përdorur drogë në të kaluarën dhe frekuenton lagjen Tenderloin të San Franciskos, një zonë me krim të lartë, e lidhur shumë me botën e drogës.

Vajza u pa për herë të fundit të dielën në Bolinas, rreth 30 milje nga Tenderloin.

16-vjeçarja ndjek një konvikt privat lokal dhe jeton me nënën e saj. Ka qenë pikërisht nëna ajo që ka denoncuar zhdukjen e vajzës të hënën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy