SHBA-të, fushatë te aleatët: Mos përdorni pajisjet Huawei, na spiunojnë

SHBA-të, fushatë te aleatët: Mos përdorni pajisjet Huawei, na spiunojnë

Qeveria e SHBA ka nisur një fushatë sensibilizimi te vendet aleate, përfshirë Italinë, për të bindur kompanitë e telefonisë mobile të mos përdorin pajisjet e rrjetit të prodhuara nga gjiganti kinez, Huawei. Lajmin e bën të ditur “Wall Street Journal”, e cila u referohet disa burimeve që kanë dijeni për këtë lëvizje.

Zyrtarët amerikanë i kanë informuar për rreziqet e sigurisë kibernetike, homologët e tyre qeveritarë dhe drejtuesit e kompanive të telegomunikacionit në vendet mike, përfshirë Gjermaninë, Italinë dhe Japoninë, ku produktet Huaëei tashmë përdoren gjerësisht.

E menjëhershme është përgjigjja nga Huawei, e cila është shprehur e befasuar nga sjellja e qeverisë amerikane, e përshkruar në artikullin e Wall Street Journal.

"Nëse sjellja e qeverisë shtrihet përtej juridiksionit të saj - thotë një zëdhënës i Huaëei - ky aktivitet nuk duhet të mbështetet". "Produktet e Huawei-t përdoren gjerësisht në mbi 170 vende të botës, duke u shërbyer 46 prej 50 operatorëve kryesorë globalë, kompanive të “Fortune 500” dhe qindra miliona konsumatorëve. Ata na kanë zgjedhur sepse na besojnë plotësisht".

“Shtetet e Bashkuara – shkruan Wall Street Journal – po vlerësojnë rritjen e ndihmës financiare për zhvillimin e telekomunikacionit në vendet që shmangin pajisje të prodhuara në Kinë, të cilat mund t’i ekspozojnë ndaj rreziqeve të spiunazhit kibernetik. Mes shqetësimeve kryesore të SHBA-ve është përdorimi i produkteve kineze të telekomunikacionit në vendet ku ndodhen bazat ushtarake amerikane. Departamenti i Mbrojtjes ka satelitët e vet dhe rrjet të veçantë telekomunikacioni, por shumica e komunikimit në shumë baza ushtarake kalon përmes rrjeteve tregtare.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy