Parlamenti letonez e shpall Rusinë “shtet që sponsorizon terrorizmin”

Parlamenti letonez e shpall Rusinë “shtet që sponsorizon terrorizmin”

Deputetët letonezë kanë miratuar një deklaratë duke e shpallur Rusinë një "shtet sponsorizues të terrorizmit" dhe thanë se veprimet e saj në Ukrainë përbënin "gjenocid të synuar kundër popullit ukrainas".

Në deklaratën e Parlamentit thuhet se "Rusia njihet si një shtet sponsorizues i terrorizmit dhe u bën thirrje të tjera vendeve me të njëjtin opinion që të shprehin të të njëjtën pikëpamje".

Deputetët thanë se ata e konsideronin "dhunën e Rusisë kundër civilëve të kryer në përputhje me qëllimet politike si terorizmi". Ata gjithashtu dënuan përdorimin e municioneve cluster "për të mbjellë frikë dhe për të vrarë civilët pa dallim".

“Rusia përdor vuajtjen dhe frikësimin si mjete në përpjekjet e saj për të demoralizuar popullin dhe forcat e armatosura ukrainase dhe për të paralizuar funksionimin e shtetit në mënyrë që të pushtojë Ukrainën”, thuhet në deklaratë.

Parlamenti i kërkoi gjithashtu Bashkimit Evropian të ndalojë lëshimin e vizave turistike për qytetarët rusë dhe bjellorusë dhe të reduktojë vizat e hyrjes në përgjithësi.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy