
Italia është tronditur nga një tërmet me magnitudë 4.6 ballë, mëngjesin e kësaj të marte. Epiqendra ka qenë sërish në Macerata, fatmirëisht nuk ka patur të lënduar, por vetëm dëme materiale. Ndërkaq autoritetet në Pieve Torina urdhëruan mbylljen e shkollave.



