Turqia po humbet terren në sektorin turistik ndërkombëtare. Shifrat e fundit kanë vënë në arlam autoritetet dhe operatorët turistikë, të cilët përgjatë 2016 e në vijim kanë regjistruar një numër të më ulët të vizitorëve.
Instituti shtetëror turk i statistikave njoftoi se të ardhurat nga turizmi në Turqi u ulën me 17,1 për qind gjatë tremujorit të parë të vitit 2017, në 3,34 miliardë dollarë. Rënia ka nisur që prej gjashtëmujorit të dytë të vitit 2015, për të vijuar deri në 4 muajt e parë të këtij viti.
Por cilat janë shkaqet që sot vizitorët e huaj zgjedhin më pak Turqinë, plazhet dhe resortet e saj turistike për të kaluar pushimet. Analistët fajësojnë situatën e paqëndrueshme, duke nisur nga aktet terroriste, konfliktet e brendshme, tentativë për grusht shteti në korrik të 2017 dhe zhvillimet politike.



