Pas deklaratës së kryetarit Petrit Vasili, nënkryetarja Monika Kryemadhi është emri i dytë i LSI-së që prononcohet pas humbjes së zgjedhjeve dhe kalimit në opozitë. Në një mesazh të postuar në “Facebook”, Kryemadhi falënderon votuesit dhe akuzon Policinë e Shtetit për terror dhe kërcënime kriminale.
“Miq, ju nuk jeni votues për mua por HERONJ, sepse përballuat me vendosmëri dhe qytetari, jo thjesht kundershtarë politikë, por një strategji terrori dhe kërcenimesh kriminale të dirigjuara nga policia e shtetit. Prandaj për mua dhe LSI ju jeni misionarë të demokracisë, të së ardhmes dhe të fëmijëve tuaj. Ju përqafoj dhe ju jam mirënjohëse pafund!”, shkruan ajo.



