Orët e para të ditës së sotme kanë nisur me alternime kthjellimesh dhe vranësirash ku herë pas here pritet zhvillim i tyre duke rrezikuar shira të dobët dhe afat-shkurtër, më të theksuara në zonat veriore-veriperëndimore.
Orët e pasdites dhe në vijim dominohen nga alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta në pjesën më të madhe të vendit; përjashtuar zonat veriore të cilat mbeten me shira të dobët.
Pritet përmirësim i kushteve të motit në të gjithë territorin vetëm në orët e vona të natës.
Era pritet të fryjë e lehtë deri mesatare.
Temperaturat parashikohen: në zona malore 2 deri në 10°C, në zona e ulëta 9 deri në 15°C, në zona bregdetare 10 deri në 16°C.



