Një varr masiv me afro 300 trupa është zbuluar nga punonjësit e Mbrojtjes Civile në spitalin Nasser në jug të Rripit të Gazës jugore.
“Ne kemi gjetur 283 trupa në një varr masiv në spitalin Nasser”, tha për CNN koloneli Yamen Abu Suleiman, Drejtor i Mbrojtjes Civile në Khan Younis.
Suleiman tha gjithashtu se disa prej trupave ishin gjetur me duar dhe këmbë të lidhura.
Ne nuk e dimë nëse ata janë varrosur të gjallë apo të ekzekutuar. Shumica e trupave janë të dekompozuar.
Ushtria izraelite u largua nga Khan Younis më 7 prill.



