Gjen unazën me vlerë 70 mijë euro dhe ja çfarë bën me të

Gjen unazën me vlerë 70 mijë euro dhe ja çfarë bën me të

Një 31-vjeçar londinez ka gjetur një unazë me vlerë rreth 70 mijë euro.

I ndodhur përballë dilemës nëse duhej ta kthente apo ta mbante për vete, ai u konsultua me një mik të vetin, i cili shpjegoi se unaza me diamante përbënte për dikë, përveç vlerës material, edhe diçka sentimentale.

Në këto kushte, Andy vendosi t’ia kthente unzaën të zonjës dhe menjëherë në faqen e tij në “Facebook” publikoi një njoftim.

E zonja e unzaës doli se ishte një grua 70-vjeçe, e cila u lumturua pa masë. Ajo dorëzoi te Andy dokumentin e sigurimit të unazës, i cili u vlerësua si autentik nga një argjendar në Londër.

Andy thotë se ka bërë gjënë e duhur, pasi kohë më parë një gjë e ngjashme i ka ndodhur edhe atij me telefonin, të cilin e gjeti falë një lajmërimi në rrjetin social. 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy