Grabitja e Rinasit, GJKKO dënon me 20 vite burg Klement Çalën, 6 të tjerët me nga 17

Grabitja e Rinasit, GJKKO dënon me 20 vite burg Klement Çalën, 6 të tjerët me nga 17

Gjykata për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar ka dhënë vendimin ditën e sotme për të pandehurit e dosjes së grabitjes së Rinasit.

20 vite burg është dënimi i dhënë për Klement Çalën, ndërsa me nga 17 vite burg u dënuan gjashtë të pandehurit e tjerë, Eldi Çala, Saimir Çela, Elton Pikli, Alkond Bengasi, Oltion Veseli dhe Renaldo Sulaj.

Të pandehurit u shpallën fajtor si pjesë e grupit kriminal, të cilët planifikuan dhe realizuan grabitjen e parave, të cilat po transportoheshin për t’u ngarkuar në avion.

Ngjarja e bujshme ndodhi në 9 prill të vitit 2019, ku gjatë ndjekës së autorëve nga policia mbeti i vrarë nga shkëmbimi i zjarrit Admir Murataj, i cili njihej edhe si “truri” i planifikimit të grabitjes.

Gjithçka u realizua teksa autorët përdorën një furgon me mbishkrimin “Hetimi Tatimor”, me të cilin hynë në pistën e avionëve për të marrë thasët me para.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy