Avantazhet dhe disavantazhet e seksit të rastësishëm

Avantazhet dhe disavantazhet e seksit të rastësishëm

Të kryesh marrëdhënie seksuale me një partner të rastësishëm ka kaluar nga një sjellje imorale, në një zakon gjithnjë e më popullor për beqarët, por jo vetëm. Psikoseksiologu Andrea Carubia ka krahasuar disa studime dikur dhe tani për të kuptuar nëse vërtetë në ditët e sotme një çift i qëndrueshëm shpesh perceptohet si i mërzitshëm dhe pa imagjinatë.

Zakonisht mendohet se seksi i rastësishëm është më shumë një praktikë që aplikohet nga meshkujt, por një hulumtim i psikologut Terri Conley të botuar në Gazetën e Personalitetit dhe Psikologjisë Sociale e ka mohuar këtë mit të rremë.

Cilat janë avantazhet dhe disavantazhet e seksit të rastësishëm për një grua?

Është treguar se marrëdhëniet e rastit mund të përmirësojnë shëndetin tone. Sipas Dr. Conley kjo praktikë seksuale promovon një ulje të stresit dhe depresionit dhe një nivel më të lartë të vetëvlerësimit: "Disa femra preferojnë të jenë të lira ndaj tendenca për marrëdhënie të rastësishme preferohet së fundmi. Kërkon më pak përpjekje dhe i bën femrat të ndihen më tërheqëse dhe të dëshiruara.  Me pak fjalë, një përvojë e shpejtë që na largon nga monotonia e përditshme, në disa raste jetohet me dëshirë".

Kjo është arsyeja pse gratë pëlqejnë seksin e rastit, por me kushtin që iniciativa të jetë një dëshirë e femrës dhe jo e "pësuar". Në fakt, sipas përfundimeve të publikuara në Personalitet dhe Dallime individuale, iniciativa i nxit gratë të pendohen dhe të jenë më pak fajtore.

Në tjetër përfundim ka dalë një studim norvegjez i botuar në revistën Evolutionary Psychology sipas të cilit 35 përqind e grave raportojnë se ndjehen fajtorë dhe të penduara pas seksit të rastit.

Journal of Sex Research gjithashtu boton kërkime në të cilat pretendohet se ata që kanë marrëdhënie të rastit më lehtë përjetojnë depresion dhe nivele më të ulëta të vetëvlerësimit, lumturisë dhe kënaqësisë me jetën e tyre, sesa ata që kanë një jetë seksuale më "të qëndrueshme".

Në botim theksohet se seksi i rastësishëm është pasojë e një shqetësimi psikologjik, një ndjenje të theksuar të vetmisë, surrogatimi i zbrazëtive emocionale që, menjëherë pas marrëdhënies seksuale, rishfaqet dhe na rikthen në pikën fillestare./Dilei.it/

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy