Shkollat e Tiranës, Tafaj: Turnet, pasojë e cilësisë së dobët të mësimdhënies  

Shkollat e Tiranës, Tafaj: Turnet, pasojë e cilësisë së dobët të mësimdhënies  

Ish-ministri i Arsimit, Myqerem Tafaj, thotë se turnet në shkollat e qytetit të Tiranës janë si pasojë e rënies së cilësisë së arsimit. Në një intervistë me Skype, Tafaj tha se nga periferia dynden nxënës në shkollat e qendrës për shkollim më cilësor. Rritja e cilësisë së mësimdhënies do të ushte zgjidhje më efikase sipas ish-ministrit.  

Janë ndërtuar shumë shkolla, por mbeten turnet. Duhet të zhduken sa më shpejt. Nuk ka më logjikë të ketë turne. Numri i nxënësve në sistemin arsimor po reduktohet me shpejtësi.

Ka një problem me shpërndarjen e nxënësve në shkollat e Tiranës. Përtej unazës do të shihni që shkollat ekzistuese kanë kapacitete bosh. Arsyeja është që cilësia e shkollave të periferisë është më e ulët, ndaj nxënësit dynden në qendër. Në rast se ne nuk rrisim cilësinë e mësimdhënies edhe në këto shkolla në periferi të Tiranës, kjo dukuri do të vazhdojë.

Duhej të ishin gjetur mundësitë që shkollat në të gjithë Tiranën të ishin në një turn. Alterteksti qëndron. Ligji i miratuar me konsensus të plotë të pozitës dhe opozitës. Janë futur tekste të ndryshme. Kam dëgjuar opinione mësuesish që janë të pakënaqur. Kurrikula duhet të mbajë vulën e atij vendi.

Tafaj tha se kurrikula shkollore duhet të rishikohet.

Alterteksti qëndron. Ligji i miratuar me konsensus të plotë të pozitës dhe opozitës. Janë futur tekste të ndryshme. Kam dëgjuar opinione mësuesish që janë të pakënaqur. Kurrikula duhet të mbajë vulën e atij vendi.

Ka ardhur koha për t’i riparë programet, në këndvështrimin ku jemi me atë që kërkon tregu i punës. Njerëzit e biznesit thonë që ne kemi nevojë për njerëz të kualifikuar.

Tregu ynë i punës nuk ofron paga serioze. Specialistët e IT largohen sepse nuk binden.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy