Vrasja e biznesmenit/ Bregu: Autori, profesionist. Ka qëlluar nga larg me një lloj pushke që nuk gjendet rëndom në vend (VIDEO)

Vrasja e biznesmenit/ Bregu: Autori, profesionist. Ka qëlluar nga larg me një lloj pushke që nuk gjendet rëndom në vend (VIDEO)

Gazetari Sokol Bregu tha në studion e lajmeve të MCN Tv se dy janë pistat kryesore ku po heton policia për vrasjen e biznesmenit Eduart Reçi, ajo e konfliktit për pronën dhe së dyti për shkak të detyrës që ai ka mbajtur.

Bregu tha se autori i kësaj vrasje ka qenë profesionist, i cili ka qëlluar nga larg me një lloj pushke që gjendet rëndom në Shqipëri.

Kryesorja është ajo e vetëgjyqësisë, konflikti për pronën. Konfliktet për pronën janë kthyer në makth, ka amulli të madhe dhe nga gjykatat e rretheve, dhe mënyra si procedojnë biznesmenët e ndërtimit, por jo "të mëdhenjtë". Kemi parë oligarkë se kur e grabisin tokën nuk flitet më. Policia ka bërë shoqërimet mbi personat që kanë pasur dhe konfliktit në bazë të kallëzimit që zotëria kishte bërë. Më duket pak e çuditshme që do të jetë kjo se do të ishte e zbuluar. Vrasja është nga largësia, është vrasje nga një vrasës profesionist sepse një qitje ka kryer dhe është larguar. Zotëria që ka humbur jetën ka qenë duke folur në telefon. Nëse një qitje bëhet në kokë, është e vështirë t’i mbijetosh plagës.

Mendoj se është e një vrasësi profesionist, për shkak të largësisë. Nuk jam i aftë të përcaktoj nga sa metra është qëlluar, por qitja ka qenë në perfeksion. Ka qenë një pushkë e mirë që nuk i përshtaten pushkëve që janë në qarkullim në Shqipëri. Nëse nuk nxiton policia për të gjetur këtë rast, duket se po krijon apati.

Policia vijon të ketë vetëm dy pista, edhe për shkak të detyrës që ka pasur. Por hetimi po kryhet fillimisht për shkak të vetëgjyqësisë, për pronën.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy