Analisti Ben Andoni tha përmes një lidhjeje të drejtpërdrejtë me studion e lajmeve të MCN Tv se sot opozita u ‘peshkua’ në mënyrë të shëmtuar nga Rama dhe se kjo legjislaturë do të jetë më e dobët se ajo e mëparshmja.
Më tej Andoni tha se Rama e përdor Parlamentin sipas interesit të tij dhe se qeverinë nuk e kontrollon më asgjë.
Më vjen keq që u peshkuan shëmtuar nga Rama. Rama i pëlqen provokime të tilla. Si mjeshtër i iluzionit arrin të krijojë mjedise që janë jashtë realiteti të Shqipërisë. Kjo legjislaturë do të jetë më e dobët se legjislatura e më parë.
Pjesëtarët janë mumie nga dy palët. Nuk ka individë as nga PS dhe PD, megjithëse besoj tek Tabaku dhe Braçe të dalin nga rreshti. Me shqetëson mënyra si Rama shikon institucionet dhe shtetin.
Kryeministri përdor parlamentit sipas interesit të tij. Kjo është gjë që nga partia e tij duhet të thuhet. Qeverinë e Ramës nuk e kontrollon më asgjë. Kjo risi që po paraqitet i mungon diçka e madhe. Në fund firma jepet nga një individ.
Idealizimi i tepër i Ramës është tej logjike.
Para disa muajve të dhënat tona janë hakeruar. Ne nuk e kemi sigurinë të bëjmë eksperimente të tilla.
Më tej Andoni tha se Rama e identifikon veten me shtetin dhe se ka humbur lidhjen me realitetin.
Rama e identifikon veten me shtetin, ndërkohë që nuk arrij ta kuptojë që Shqipëria është vend parlamentar. Është Parlamenti, janë ata individë që duhet t’i jepte mundësi të flisnin.
Rama është pjesë e internacionales socialiste dhe është shumë më i djathtë se Berisha, ndërsa Berisha nuk e ka idenë se çfarë ideologjie është.
I gjithë konfuzioni që po na vjen, jo vetëm si mendim nga Rama, ca gjëra i shpalos mirë dhe ilustrative, por pjesa përmbajtjesore lë për të dëshiruar, se Rama ka humbur lidhjen me realitetin.



