Në një dokumentar të publikuar sot në Festivalin e Romës Papa Françesku, ka deklaruar se njerëzit homoseksualë duhet të mbrohen nga ligjet për bashkimet civile: "Njerëzit homoseksualë kanë të drejtë të jenë në një familje. Ata janë fëmijë të Zotit dhe kanë të drejtë për një familje. Askush nuk duhet të dëbohet ose të bëhet i pakënaqur për këtë. Ajo që duhet të krijojmë është një ligj mbi bashkimet civile. Në këtë mënyrë ato mbulohen ligjërisht. Unë luftova për këtë".
Ky koment i Papës vjen pas konfuzioni të gjatë të Kishës për këtë çështje. Vetëm në vitet e fundit, Kisha e ka pranuar nevojën e ligjit për çiftet homoseksuale. Disa kardinalë kanë folur vazhdimisht për nevojën për rregull dhe formë ligjore për të drejtat e personave që përbëjnë çifte të të njëjtit seks, pa ndonjë mbivendosje me institucionin e martesës, ose duke ndryshuar marrëdhëniet midis prindërve dhe fëmijëve me ndërtime ligjore problematike.



