
Azem Sheshi, një berber nga Rrogozhina, është i njohur për aftësitë e tij të jashtëzakonshme në prerjen e flokëve, duke përdorur metoda të pazakonta që tërheqin vëmendjen e shumë klientëve dhe turistëve në Itali.
Ai jeton në Verona dhe ka bërë karrierë në këtë qytet, por gjithçka ka nisur në fshatin e tij, Rrogozhinë.
Në një intervistë për programin e mëngjesit "Zgjohu me MCN", Azemi ndau eksperiencat e tij unike dhe se si ka bërë karrierë në Itali.
Unë jam Rogozhina dhe prej vitesh ushtroj profesionin e berberit, por në një mënyrë të pazakontë. Unë i pres flokët klientëve duke përdorur zjarrin, me tre gërshërë apo me sy mbyllur. Këto kohët e fundit kam provuar edhe me gërshërën e katërt.
Zakonisht dal nëpër ‘pjacat’ e Italisë, e kam filluar me Veronën, këtu ku jetoj, tani avash-avash kam vazhduar edhe me pjacat e qyteteve të tjera, sepse ka interes nga turistët me show-in tim të qethjeve.
Te gjithë ata që më ndjekin në rrjetë sociale apo në vendin e punës, habiten, por kur shohin rezultatet janë të befasuar nga puna ime.
Ai ka nisur punën si berber që në moshën 16 vjeçare, në një sallon të vogël në Rrogozhinë, ku bëri prova me djemtë e fshatit që vinin për të qethur, pa pasur mundësi të paguanin.
Tani, pas shumë viteve, Azemi është bërë shumë i njohur dhe popullor në Verona, një qytet që e ka pritur dhe i ka mundësuar një karrierë të suksesshme.
Për herë të parë nisa punë kur isha vetëm 16 vjeç, në një sallon të vogël në Rrogozhinë, aty kam qeshur çunat e fshatit pa lek dhe aty bëja prova me ta.
Sot jetoj në Verona, qytet që më ka pranuar dhe jam përshtatur, jam bërë mjaft popullor dhe viral në Itali, poashtu ku ka një numër të madh ndjekësish që e admirojnë punën time.
Ky zanat nuk ka fund. Mënyrat me të cilat unë bëj prerjet e veçanta më motivon për të punuar akoma më shumë.
Në pamje të parë për klientët duket e frikshme prerja me sy mbyllur por deri tani për fat të mirë nuk ka ndodhur asnjë incident. Klientët e pëlqejnë shumë. Unë e ndjej flokun kur bëj prerjet me sy mbyllur, nuk e kam problem. Arrij të pres vetëm pjesën lart të flokëve dhe jo pjesën anash.



