​Kosovë, sot mbahet ceremonia mortore për Bajram Rexhepin

​Kosovë, sot mbahet ceremonia mortore për Bajram Rexhepin

Qeveria e Kosovës, tanimë ka bërë publike agjendën e ceremonisë mortore për ish-kryeministrin e Kosovës, Bajram Rexhepi.

Sipas një njoftimi të Qeverisë, e gjithë ceremonia do të mbahet nën patronatin e kryeministrit të Kosovës, Isa Mustafa,

Agjendë:

08:30 - Arritja e Arkivolit në Aeroportin Ndërkombëtar "Adem Jashari"

10:00-12:00- Homazhe në Hollin e Kuvendit të Republikës së Kosovës, në Prishtinë

12:00–12:30- Mbledhje Komemorative në Teatrin Kombëtar, në Prishtinë

13:30 deri në 14:45 arkivoli qëndron në shtëpi të të ndjerit, në Suhodoll

15:00-16:00- Homazhe në Kuvendin Komunal të Mitrovicës, në Mitrovicë

16:00- Nisja e Arkivolit nga Kuvendi Komunal i Mitrovicës për te varrezat në Shipol

16:30 - Ceremonia e varrimit / KP / 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy