
Në shenjë nderimi për dy gratë që u vranë brenda pak ditësh nga bashkëshortët e tyre, qeveria e Kosovës, vendosi që të shpallë sot ditë zie.
Presidentja e vendi, Vjosa Osmani, dje ka urdhëruar që sot në Kosovë të jetë ditë zie.
Shpallja e zisë u bë pas rastit të vrasjes së një gruaje dje nga bashkëshorti i saj në Pejë.
“Shpallet zija shtetërore në tërë territorin e Kosovës, në kujtim të të gjitha grave dhe vajzave të vrara në Kosovë si rezultat i dhunës në baza gjinore”, thuhet në vendimin e Osmanit.
Vrasja e gruas dje ishte rasti i dytë brenda pesë ditëve në Kosovë që bashkëshortët vrasinë gratë e tyre.
Dje në Pejë, Edmond Lajçi dyshohet se ka vrarë gruan e tij, teksa para disa ditësh Erona Cokli, u vra nga ish-bashkëshorti në Ferizaj.



