Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu bën të ditur se ka nisur funksionimi i çadrave të triazhit mjekësor të ngritura përpara Urgjencës së Spitalit të Traumës.
Manastirliu theksoi se çadrat e triazhit mjekësor shërbejnë për të filtruar rastet e dyshimta në rast të fluksit të pacientëve, për mbrojtjen e stafeve mjekësore dhe kufizimin sa më shumë të përhapjes së këtij armiku të panjohur.
“Për ne është thelbësore ruajtja e ekipit mjekësor dhe infermieror ndaj veç sigurimit të mjeteve të mbrojtjes personale që mbetet prioriteti numër një ne kemi vendosur të ngremë çadra të triazhit mjekësor përpara urgjencës së Spitalit të Traumës”, është shprehur ministrja.
Kujtojmë se, edhe para Urgjencës së Spitalit Infektiv janë ngritur çadra të rilla për të filtruar personat që kërkojnë ndihmë mjekësore, para se ata të futen në ambientet e spitalit, për të shmangur infektimin e mjekëve dhe stafeve të spitalit.



