
Administrata Amerikane e Ushqimit dhe Barnave dha të hënën miratimin e plotë për vaksinën Pfizer/BioNTech kundër Covid-19 për personat e moshës 16 vjeç e lart. Kjo është vaksina e parë e koronavirusit e miratuar nga FDA.
Vaksina Pfizer/BioNTech është autorizuar për përdorim urgjent në Shtetet e Bashkuara që nga mesi i dhjetorit për personat e moshës 16 vjeç e lart. Në maj, autorizimi i vaksinës u shtri tek ata 12 vjeç e lart.
Nga më shumë se 170 milionë njerëz në Shtetet e Bashkuara të vaksinuar plotësisht kundër Covid-19, më shumë se 92 milionë janë vaksinuar me vaksinën Pfizer/BioNTech.
Miratimi i plotë i vaksinës mund të rrisë marrjen e vaksinës nga shumë njerëz të cilët hezitojnë për ta bërë.



