
Çdo dhjetor, revista “Time” shpall Njeriun e Vitit, një titull që i jepet personit më me influencë (për mirë ose për keq) gjatë vitit.
Vitin e kaluar, Njeriu i Vitit u shpall Donald Trump, i cili i kishte fituar zgjedhjet presidenciale, por nuk kishte marrë ende detyrën.
“Time” pritet që ta shpallë sot Njeriun e Vitit 2017.
Tradita ka nisur në vitin 1927 dhe që prej atëherë, me këtë çmim janë nderuar disa prej figurave më të njohura të historisë, përfshirë Mbretëreshën Elisabetë II, disa prej papëve të Vatikanit, Mark Zuckerberg, por edhe Adolf Hitlerin apo Jozef Stalinin.
Ashtu si çdo vit, edhe fituesi i 2017-s do të jetë në kopertinën e një numri special të revistës.
Emri i tij pritet të bëhet i ditur sot në mesditë me orën lokale.
Revista organizon çdo vit edhe një sondazh me lexuesit, i cili nuk ka ndikim në shpalljen e fituesit.
Votimet e këtij viti u dominuan nga Mohammed bin Salman, i cili mori 24% të votave, i ndjekur nga lëvizja “Me Too”, që denoncoi ngacmimet seksuale.
Në listën e pretendentëve për sivjet është sërish presidenti Trump, lideri i Koresë së Veriut, Kim Jong-un; themeluesi i “Amazon”, Jeff Bezos, drejtuesja e “Wonder Woman”, Patty Jenkins; futbollisti amerikan, Colin Kaepernick etj.
Lista e pretendentëve



