I bënë pritë sapo doli nga shtëpia, 2 autorët në këmbë ekzekutuan me 7 plumba biznesmenin në Laç

I bënë pritë sapo doli nga shtëpia, 2 autorët në këmbë ekzekutuan me 7 plumba biznesmenin në Laç

Detaje të reja janë zbardhur nga atentati i ndodhur mëngjesin e sotëm në Laç, ku mbeti i vrarë biznesmeni 55-vjeçar Rakip Roli i njohur ndryshe si Pilot Rroli.

Burime bëjnë me dije se dyshohet se 2 persona kanë qenë në këmbë dhe kanë qëlluar mbi makinën tip “Audi Q 7” me të cilën udhëtonte autori. 7 plumba thuhet se e kanë kapur në trup 55-vjeçarin.

Si pasojë e plumbave të shumtë, Roli ka humbur fillimisht drejtimin e mjetit dhe është përplasur me një makinë tjetër, tip “Benz” e më pas, ka përfunduar në një kanal në anë të rrugës.

Ai nuk ka mundur t’i mbijetonte plagëve të marra dhe ka ndërruar jetë në vend.

Sakaq, djali i tij është aksidentuar teksa po shkonte drejt vendit të ngjarjes ku u vra i ati. Ende nuk dihen shkaqet e vrasjes ndërsa djemtë e biznesmenit, Emiljano dhe Isuf Roli janë hetuar për trafik droge në vitin 2017.

Policia ka shkuar menjëherë në vendngjarje ndërsa janë ngritur pika kontrolli për të bërë të mundur kapjen e autorit. Në ndihmë të policisë janë nisur edhe dy grupe të FNSH-së ndërsa mendohet se në atentat kanë marrë pjesë dy persona, ende të paidentifikuar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy