
Gjykata e Shkodrës ka dhënë masat e sigurisë për katër të arrestuarit gjatë aksionit të madh policor për kapjen e të cilësuarve si “të fortët” e këtij qyteti.
Tre nga katër të arrestuarit gjatë aksioneve të dy ditëve të fundit të forcave RENEA në Shkodër do të mbeten në qelitë e paraburgimit, ndërsa një i katërt është dërguar në arrest shtëpie.
Arrest me burg për një periudhë 30 ditore gjykata vendosi këtë mas për shtetasit Ilir Bajri, Emrah Plaku dhe Erogen Brajoviç, ndërsa masa e sigurisë arrest shtëpie është dhënë për shtetasit Astmer Bilali.
Afati 30 ditor është lënë derisa të vijnë aktet e ekspertimit të prokurorisë për disa fishekë të gjetur.
Akuzat ndaj tyre janë vetëm për disa fishekë, ndërsa për armët e sekuestruara nuk thuhet se të kujt janë dhe ku janë gjetur.
Ilir Rustemi (Bajri), 42 vjeç, lindur e banues në Dobraç, Shkodër;
Emrah Plaku, 22 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
Erogen Brajoviç, 36 vjeç, lindur e banues në Shkodër;
Ndërsa për Astmer Bilali, 29 vjeç, lindur e banues në Shkodër është dhënë masa arrest shtëpie.
Gjatë këtij aksioni u sekuestruarn 3 armë zjarri, (2 kallashnikovë dhe 1 pistoletë), 6 mjete të blinduara, rreth 800 fishekë, 1 armë e ftohtë, 10.500 euro, 3 makina lojërash fati, njësi kompjuterike, DVR, CD dhe USB, telefona celularë dhe karta telefonike, 2 veshje antiplumb.
Nga ana tjetër avokatët kanë hedhur poshtë akuzat dhe thonë që s'ka prova, duke kërkuar lirim të menjëhershëm, sepse sipas tyre, prokuroria nuk disponon asnjë provë për implikim të këtyre shtetasve në vepra penale.



