
Eksportuesit i kanë dërguar një letër ministrit të Financave lidhur me detyrimin që ata kanë për të punësuar persona me aftësi ndryshe dhe që vjen si detyrim nga ligji për nxitjen e punësimit.
Lidhur me këtë kryetari i Shoqatës “Pro-Eksport Albania”, Edvin Prençe në një lidhje skype me MCN Live u shpreh se nuk janë kundër këtij vendimi, por se sektori i tyre nuk ka mundësi dhe mbi të gjitha nuk ka një analizë për kushtet e punës për këta persona.
Ai tha se ligji nuk shpjegon qartë rastet kur biznesi bën shkurtime, ndërsa theksoi se punësimi i tyre kërkon kosto për biznesin. Sipas tij, aktualisht janë 9 mijë persona me aftësi ndryshe të regjistruar në listë që kërkojnë punë, nga të cilët 2500 duhet ti përthithë sektori i manifakturës.
Ajo çfarë ne duam të themi sidomos sektori jonë s’ka qenë kurrë kundra madje dhe njerëzve më vulnerabil për ti punësuar, por për këta njerëz me aftësi ndryshe nuk është bërë një analizë faktive se sa e mundshme është kjo të bëhet realitet në përthithjen e sektorit tonë sepse duhen të krijohen kushtet e mbarëvajtjes dhe gjendjes së tyre në 8 orët e punës. Këto në vetvete kanë një kosto të pallogaritshme për momentin por e dimë se ka një kosto për adoptimin e kushteve të punës, por duke qenë se se sektori tashmë ndodhet në krizë dhe mendoj se kjo është një gjë e pallogaritur dhe padiskutuar për të pasur një dialog se si mund të veprohet dhe cila është mbështetja e qeverisë në këtë gjë.
Më tej ai shtoi se sektori i tij i ka përthithur këta persona edhe pse nuk ka një shifër konkrete, por sqaroi se janë njerëz që kanë një përqindje shumë të ulët të mungesës së aftësive të tyre, ndërsa sipas tij ligji parashikon dhe ata persona që kanë një përqindje më të lartë të aftësive.
Duhet të diskutohet sepse dhe paga e tyre minimale është si një taksë e detyrueshme dhe ne kushtet krizës ku ndodhemi e kemi të pamundur. Ligji nuk e përcakton qartë se si duhet të veprohet në këto kushte. Gjëja e parë mendoj është ulja dhe diskutimi për të parë dhe për të bërë një ligj i mirëkuptueshëm në të gjithë pjesët e saj. Kur një biznes është i detyruar të bëjë shkurtime pune dhe në të njëjtën kohë të përthithë këta persona si bëhet. Pastaj ka dhe një kosto goxha të lartë dhe në një periudhë krize pa mbështetjen e qeverisë mendoj se këto ambiente nuk do ishin të përshtatshëm për këta persona.
I pyetur se sa shkon kostoja për ta, Prençe tha se kemi llogaritur që një biznes me 400 punonjës duhet të përthithë 45 persona me aftësi ndryshe dhe kjo ndikon rreth 8% të xhiros së fitimit të tij.
Është goxha e lartë si një taksë e detyrueshme. Shteti duhet të jetë i pari që duhet ti përthithë këta persona, dhe e dyta e quajmë taksë sepse është detyrim që po vendoset për bizneset kur nuk është bërë një studim se sa e mundshme është dhe sa janë kostot që një biznes ti përthithë këta njerëz dhe e fundit çfarë impakti do ketë futja e këtyre personave në këto ambiente. Janë rreth 9 mijë njerëz të regjistruar për punë nga të cilët ne duhet të paktën të përthithim 2500 prej tyre. Ne jemi në krah të punësimit të këtyre personave, por mënyra se si po detyrohet të bëhet kjo gjë patjetër që është për tu diskutuar.



