
Analisti Neritan Sejamini i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN u shpreh se situata sot ku ndodhet opozita sot nuk ka zgjidhje, përveç nëse bënë bashkë 50 mijë qytetarë dhe të protestojnë vazhdimisht.
Sipas Sejaminit sot pushteti është persona i Edi Ramës dhe ai qeveris së bashku me një grup biznesmenësh dhe pronarë mediash.
Kjo situatë sot nuk ka zgjidhje, kemi një zgjedhje personale dhe një pushtet personal që është Rama. Në Kuvendin që po flasim nuk ndodh asgjë ata janë të gjithë noterë, ka humbur rolin e vetë qeverisës dhe rolin e vetë Kushtetues. Si qeveriset jashtë është Rama me një grup biznesmenësh dhe një grup mediash. Kemi një pushtet personal dhe si mund të dilet nga kjo situatë? Janë vetëm njerëzit. Ajo që duhet të bëjë opozita është të gjejë një strategji që të ngrejë njerëzit kundër pushtetit. Vetë opozita është e izoluar nga njerëzit. Ajo që opozita bënë keq sot është që fokusin e vetë duhet ta ketë të bashkojë njerëzit. Sot nuk ka njeri që nuk e di çfarë po ndodh sot në Shqipëri, e dinë të gjithë. Çështja është që askush nuk ka interes që ta ndryshojë dhe kjo vjen edhe sepse nuk ka besim te opozita. Nëse opozita nuk nxjerrë 50 mijë qytetarë në rrugë ky ndryshim nuk do të ndodhë.



