Ashtu siç edhe pritej, kryeministri i Anglisë Boris Johnson, ka konfirmuar sot se karantina totale do të përfundojë me 2 dhjetor, por gjithashtu ka bërë të ditur se disa masa, në varësi edhe të zonave, do të jenë në fuqi.
Sipas Johnson këto masa do të qëndrojnë në fuqi për 4 muaj deri në mars me shpresën se një vaksinë ndaj COVID-19 do të jetë në treg deri atëherë.
Ndër masat e reja vlen për t’u cekur një detaj kurajues për sportdashësit, pasi në stadiume do të lejohen deri në 4 mijë tifozë. Po ashtu në të gjithë vendin hapen të gjitha palestrat dhe sallonet e bukurisë.
Ajo që dihet me siguri aktualisht është se Londra është konsideruar në nivelin 2 të rrezikut.
Masat e reja kufizuese
Familjet do të jenë në gjendje të takohen vetëm në zonën e tretë të mbulimit në hapësira të jashtme si parqe
Lokalet e natës dhe restorantet në nivelin e lartë do të duhet të qëndrojnë të mbyllura por shërbimi delivery mund të vijojë.
Rregullat e pijetoreve të nivelit 2 do të ashpërsohen, me vetëm vendet që shërbejnë ushqim me pije të lejuara edhe jashtë
Kazinotë, rrugicat e boëlingut, muzetë, galeritë dhe kinematë në Nivelin 3 do të duhet të qëndrojnë të mbyllura
Palestrat dhe sallonet e bukurisë mund të hapen në të gjithë vendin dhe të gjitha dyqanet do të hapin dyert e tyre përsëri
Britanikët do të jenë në gjendje të shkojnë për të parë ndeshjet e futbollit në nivelet më të ulëta nga 2 dhjetori e tutje
Britanikët e moshuar do të jenë në gjendje të dalin nga shtëpitë e kujdesit për të kaluar Krishtlindjet me familjen pjesëtarët kanë rezultuar negativ në testin e koronavirusit.
Dasmat do të lejohen të zhvillohen me 15 të ftuar por organizimet janë të ndaluara në nivelin 3



