
Kryeministri Edi Rama nuk e cilëson Prokurorinë e Posaçme si opozitën e qeverisë, madje shton se kjo mazhorancë është garant për funksionimin e këtij institucioni.
Duke folur në konferencën e fundvitit për mediat, ai tha se depresioni i thellë në të cilën ndodhet opozita politike, bën që puna e SPAK të jetë e vetmja pikë referimi e opozitës depresive për të goditur qeverinë.
SPAK nuk është opozita e qeverisë, është një institucion i ri, i krijuar falë vullnetit të kësaj force qeverisëse, i mbështetur nga kjo forcë qeverisëse, i garantuar nga kjo forcë qeverisëse, ndërsa të tjerë janë betuar se do e shkrinin, por nuk e shkrin dot, sepse votat i kishim ne.
Dhe është një institucion që bën punën e vetë, si të gjithë institucionet e tjera. Por depresioni i thellë në të cilën ndodhet opozita politike, bën që puna e SPAK të jetë e vetmja pikë referimi e opozitës depresive për të goditur qeverinë.
Dhe natyrisht të 700 tenxheret politike dhe mediatike, produktin e gjithë këtij procesi, e marrin dhe e ziejnë dhe gatuajnë 700 lloj gjellërash të ndryshme, duke bërë diçka që nuk ndodh në Shqipëri për herë të parë, duke shfrytëzuar gjysmë të vërtetat, për të prodhuar një tym të jashtëzakonshëm që djeg sytë e publikut që shurdhon publikun, me presionin e vetë dhe që dizinformon publikun thellësisht.
Prandaj thonë që gjysmë e vërteta është dhe gënjeshtra më e madhe. SPAK nuk është opozita e qeverisë!
Për protestat që do bëhen poshtë penexheres, i kemi ndarë punët prej shumë vitesh, unë në zyrë dhe PS në qeveri, të tjerët poshtë penxheres sime në rrugë. Kjo është zgjedhja e tyre, skam asnjë problem me këtë.



