Kamzë, fadroma dhe ushtria evakuojnë 13 persona mes tyre 5 fëmijë

Kamzë, fadroma dhe ushtria evakuojnë 13 persona mes tyre 5 fëmijë

Moti i përkeqësuar ka rënduar situatën në disa vende. Gjendja paraqitet e vështirë në Valias, ku 13 persona kanë mbetur të bllokuar në mes të ujit.

Niveli i ujit ka arritur në 1.5 metra. Megjithatë Forcat e Armatosura kanë mundur të evakuojnë të bllokuarit dhe punonjësit e zjarrfikëses.

Mes të bllokuarve në 10 banesa ishin dhe 5 fëmijë dhe 3 punonjës të zjarrfikëses. Në vendgjarje ka shkuar edhe Shefi Shtabit te Pergjithshem te Forcave te Armatosura,Bardhyl Kollcaku.

Zjarrfikësja e stacionit nr.3 të Kodër Kamzës u bllokua sot në Valias në thellësinë 1.5 metra me ujë pasi kishte shkuar të evakuonte 10 banorë, 5 prej të cilëve fëmijë.

Në momentin kur makina po bënte të kthehej mbrapsht, njëra anë e automjetit ka përfunduar në kanal. Në vendin e ngjarjes ishte edhe prefektja e Tiranës, Suzana Jahollari.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy