Shkenca hedh një hap tjetër drejt ndalimit të procesit të plakjes

Shkenca hedh një hap tjetër drejt ndalimit të procesit të plakjes

Dorian Gray, personazhi i trilluar nga Oscar Wilde, ia shiti shpirtin djallit për rininë e përjetshme. Shumë të tjerë sot nuk kursehen për trajtime e kremra që premtojnë mrekulli, e të tjerë akoma i drejtohen kirurgut plastik. Në garën e çmendur për t’u dukur më shumë sesa vitet që kemi, shkenca mund të na japë një dorë.

Një nga arsyet pse plakemi është plakja e qelizave, praktikisht qeliza që ndalojnë procesin e ndarjes.

“Ndërsa trupi njerëzor plaket, ai akumulon qeliza të vjetra, që nuk funksionojnë aq mirë sa të rejat”, thotë Lorna Harries, profesore në University of Exeter Medical School.

Ekipi i saj hulumtues ia ka dalë të krijojë komponime që e ulin numrin e këtyre qelizave me 50%.

Studiuesit kanë ndjekur me vëmendje edhe faktorë si proteinat që luajnë një rol kyç në mënyrën si sillen disa gjene. Dy prej këtyre proteinave përcaktojnë se kur dhe si ndryshojnë qelizat tona ndërsa mosha avancon.

Ky zbulim mund të hapë rrugën për trajtime të reja për enët e gjakut që ngurtësohen, çka rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës, si dhe degradimin qelizor.

“Kemi menduar se sëmundjet që lidhen me moshën, si kanceri, demenca dhe diabeti, kishin secila një shkak unik, por në të vërtetë gjetjet na çojnë te një ose dy mekanizma të zakonshëm", thotë drejtuesja e studimit.

Studiuesit përdorën komponimet AP39, AP 123 dhe RT01, të projektuara për të furnizuar me sulfide hidrogjeni mitokondritë e qelizave, çka garanton energjinë që i ndihmon ato të jetojnë dhe të vijojnë të jenë aktive duke u ndarë. Testet treguan një rënie me 40-50% të qelizave që ndalojnë procesin e riprodhimit përmes ndarjes.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy