A e ka menduar dorëheqjen? Basha: Nuk kam humbur asnjë garë

A e ka menduar dorëheqjen? Basha: Nuk kam humbur asnjë garë

Kryedemokrati Lulzim Basha në komunikimin e parë lidhur me zgjedhjet e pjesshme të së dielës në 6 mars, u pyet nëse e ka menduar dorëheqjen nga drejtimi i partisë, pasi u mund nga Partia Socialiste, por edhe nga “Shtëpia e Lirisë” e Sali Berishës.

Ai mohoi të japë një përgjigje konkrete, duke sjellë si opsion reformimin e Partisë Demokratike.

“Faktet janë këto, 30% e shqiptarëve kanë marrë pjesë në votime. Administrata është detyruar të votojë. Bandat janë përfshirë po kështu.  Në një rast PD, i janë mohuar komisionerët, siç është rasti i Vorës. Të gjitha zbehen para braktisjes së procesit të 6 marsit, pjesë e përgjegjësisë edhe lufta, sulmet dhe denigrimi i PD. Jam i gatshëm të udhëheq reformimin e PD. Partia nuk është personale. Propagandës dua ti them se nuk kam humbur asnjë garë, jam përballur me masakra zgjedhore. Trekëndëshi i Bermudës, gjithçka e ka për interesa personale. Kushdo që më kërkon të braktis detyrën, i them se do kthejmë besimin tek demokracia, me reformë të thellë zgjedhore, me reformim të PD. Kushdo që pret ikjen time, do të zhgënjehet”.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy