
Avokati Idajet Beqiri në studion e ‘MCN Live’ ka komentuar mbi raportin e Dash për Shqipërinë për të cilin u shpreh se të tilla nuk e mëson dot realitetin në vend, pasi është shumë më ndryshe se sa paraqitet.
Ai tha se situata nuk është e mirë, në sistemin e drejtësisë dhe institucionet ligj zbatuese, ndërsa raporti sipas tij paraqitej me tone më të zbutura. Beqiri theksoi se një nga problemet qëndron në faktin se qarkullojnë të njëjtët persona si në policinë e shtetit ashtu dhe në sistemin e drejtësisë.
Po të lexosh vetëm raportet nuk e mëson dot realitetin në Shqipëri. Raporti mu duk me tone të zbutura, nuk pash ndonjë konstatim serioz në një kohë kur situata nuk është e mirë, në sistemin e drejtësisë dhe institucionet ligj zbatuese. Duke filluar nga policia e shtetit ne në fakt kemi një polici e cila realisht i është mësuar syri me të keqen, çka do të thotë se janë të njëjtin drejtues shteti që panë të gjitha, masakrën, grushtin e shtetit, 21 janarin, ata që panë Gërdecin, pra janë të njëjtët vetëm se qarkullojnë nga një vend në tjetrin.
Kur të mësohet syri ato që vijnë më pas siç janë vrasjet nuk të bëjnë përshtypje se ke parë shumë gjëra më të rënda. Unë mendoj se duhet të bjerë një tërmet 9 ballë sepse kjo kupolë drejtuese e policisë duhet t’ua lërë vendin të rinjve me qëllim që dhe drejtimi të bëhet më mirë sepse të vjetrit nuk u përshtaten dot as teknologjive. Kjo është dhe arsyeja që kudo që ka krim të fortë, ka trafik të lëndëve të forta narkotike, ku ka prita, do ketë patjetër një punonjës policie që ose konspiron ose është pjesë e atij trafiku.
Sa i përket çështjes së gjyqësorit, Beqiraj tha se Reforma në Drejtësi nuk ka dhënë rezultatet e pritshme. Ai theksoi se SPAK ka bërë disa hapa pozitive, por që duhet të finalizojë korrupsionin e lartë shtetëror.
Të bashkohemi te sistemi gjyqësor i cili ka probleme të rënda. Vërtet u fol shumë për reformën në drejtësi dhe janë bërë hapa, është pastruar sistemi nga ata që ishin më të korruptuarit, të dukshëm, vetëm SPAK ka deri tani 9 hetime. Pra problemi është se reforma në drejtësi ka dhënë disa rezultate por ato rezultatet e pritshme nuk i ka dhënë. SPAK u ndërtua për të goditur korrupsionin e lartë shtetëror dhe krimin e organizuar, dhe këtë duhet ta finalizojë. Por dhe SPAK nuk ra nga qielli sepse janë po të njëjtët njerëz që hetonin dhe dje, dhe kur vjen problemi se kanë guximin profesional të dalin mbi veten dhe ti përshtaten kësaj strukture që është ngritur. Problemi është se SPAK duhet të finalizojë hetimin e korrupsionin të lartë shtetëror, nëse SPAK nuk merret me ata që kanë bërë aferat miliarda euro dëme këtij populli dhe shtetit këta të korruptuar të lartë shtetëror, atëherë të jeni të bindur se Shqipëria dhe shqiptarët humbasin besimin tek SPAK.
Në vijim duke ju referuar raportit të Dash, avokati Beqiri tha se kontrolli në sistemin gjyqësor është inekzistent.
Raporti i DASH një problem i rëndësishëm për sistemin e drejtësisë sidomos gjyqësori dhe prokuroria është se kontrolli në këtë sistem është thuajse inekzistent. Kemi një inspektoriat gjyqësor, janë organe që flenë gjumë, as ndezin as shuajnë, nuk duan t’ja dinë as prokurori dhe as gjykatësi se ato ekzistojnë.



