Sezoni turistik /Rama nga Vlora: Presim 15% turistë më shumë, së shpejti faza tjetër e Lungomares

Sezoni turistik /Rama nga Vlora: Presim 15% turistë më shumë, së shpejti faza tjetër e Lungomares

Kryeministri Edi Rama ishte në Vlorë për të treguar strategjinë e qeverisë në lidhje me turizmin, duke theksuar se investimet në këtë fushë po rriten gjithnjë e më shumë. 

Kreu i qeverisë theskoi se synojmë që Shqipëria të jet një destinacion kryesor i ofertës mesdhetare për tregjeve ndërkombëtare të turizmit dhe sivjet do kemi 15% më shumë se sa vjet, minimalja. "Objektivi për të arritur 10 mln turistë në Shqipëri në harkun e 5 viteve të ardhshëm është tërësisht i mundur”, tha ai.

Duke folur për investimet në zonë, Rama veçoi fazën tjetër të investimeve për Lungomaren. Për sa i përket mjeteve lundruese, Rama tha se do të merren masa duke i lejuar që të lundrojnë në hapësira të caktuara, ndërsa në të kundërt do të sekuestrohen.

"Së shpejti nis faza tjetër e Lungomares, pjesa nga krahu jugor dhe po ashtu sjell një përmirësim të ndjeshëm ku ju e dini që ka shumë gjëra që qëndrojnë aty. Qendra historike ka një projekt të veçantë rijetëzimi. Në muajit në vijim do të fillojë puna për dy lotet e tjera të lumit të Vlorës, ku do të shikojmë një zhvillim intensiv, hap pas hapi të agro-turizmit, pasi është një zonë me potencial të jashtëzakonshëm. Jemi duke negociuar për ndërtimin e aeroportit të Vlorës. Kam bindjen se ne do ta realizojmë aeroportin në një kohë më të shpejtë se sa parashikohet dhe uroj të realizohet siç unë kam bindjen dhe shpresoj ta hapim pak përpara vitit 2020", tha më tej Rama.

Kryeministri u ndal edhe tek problemi tjetër i mjeteve lundruese, dhe tha se do të adresohet në zona të caktuara dhe kushdo që shkel kufijtë do të humbasë mjetin lundrues. 

"Strukturat tona nuk janë ende të gatshme për të shkuar pas tyre. Ideja se mund të rrezikohen jetë njerëzish për shkak të aventurave është një ide e papranueshme dhe kështu kemi marrë masat përkatëse. Aventurierët e detit do të kthehen në tokë dhe aty duhet të kuptojnë se mund të humbasin mjetin”, tha kreu i Qeverisë.

Sa u përket qëndrave shëndetësore, Rama tha se të gjitha ato në vijën bregdetare janë transformuar për të ofruar shërbim dinjitoz.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy