Emërimi Arben Çukos në postin e drejtorit të Përgjithshëm të Burgjeve i hap rrugë një tjetër lëvizjeje në Parlament.
Mandatin e Çukos për pjesën e mbetur të kohës deri në mbledhjen e Parlamentit të ri në shtator e merr Artur Çobani, i cili në 2013 ishte i 13-ti në listën e Fierit.
Ai do të jetë deputet vetëm për 41 ditë, pasi në 4 shtator mblidhet Kuvendi i ri.



