Beleri: Në Himarë, priftërinjtë shkojnë në të gjitha takimet e partive

Beleri: Në Himarë, priftërinjtë shkojnë në të gjitha takimet e partive

Kandidati i opozitës për Bashkinë e Himarës, Fredi Beleri në një lidhje skype me studion e lajmeve në MCN TV ka komentuar disa nga prioritetet e fushatës së tij ku u n dal vecanërisht tek çështja e pronësisë dhe turizmi.

Ai tha se deri tani nuk është investuar asnjë euro për turizmin, ndërsa theksoi se pas ndarjes territoriale në bashkinë e Himarës shërbimet janë përkeqësuar. Sipas tij, zoti Goro nuk ka realizuar asnjë punë dhe se beson se 14 maji do të sjell ndryshimin në Himarë.

Zoti Goro e ka për herë të 4 kandidimin në bashkinë e Himarës dhe deri tani nuk ka realizuar asnjë punë. Qytetarët do shqyrtojnë punën e tij dhe do vendosin. Ne do zgjidhnim çështjen e pronësinë në Himarë ndërkohë që ajo është përkeqësuar. Do ndihmojmë turizmin alternativ, siç e dini në Himarë të ardhurat e mëdha janë nga turizmi dhe dua të dini se nuk është investuar asnjë euro, nuk ka asnjë spot reklamues që të promovojë Himarën. Nuk merret njeri me turizmin malor. Në Himarë kishat e vjetra, këto monumente kulture janë të braktisura. Në bashkinë e Himarës pas ndarjes së re territoriale shërbimet janë përkeqësuar ndërsa numri i punonjësve është rritur. Pra këto dhe shumë të tjera do i propozojmë qytetarëve alternativën tonë dhe zgjedhja e tyre do të jetë zgjedhja e Himarës për ndryshim. Jemi të bindur se në 14 maj në Himarë do të vijë ndryshimi. Opozita tek ne është e bashkuar demokratët janë të gjithë bashkë. Atë që se bën sot zoti goro ëhstë të nfremë zërin. Ne do bëhemi palë me qytetarët dhe jo me hajdutët e tokave. Prioriteti im është të zgjidh çështjen e pronave.

Ndërsa lidhur me përfshirjen e klerikëve në spotin e tij elektoral, Beleri tha se ai në fushatë i drejtohet të gjithë qytetarëve të Himarës dhe se edhe klerikët janë qytetarë.

Klerikët kanë punën e tyre, janë në shërbim të zotit kanë mendimet e tyre. Kanë dashur dhe kanë ardhur. Sa i përket kishës në Dhërmi atje aktiviteti ishte në zyrat e Omonias, kurse në Lukovë ishte në një ambient në lokal dhe erdhi dhe prifti dhe shfaqi mendimet e tij. Duhet të dini se në Himarë priftërinjtë venë në të gjitha takimet e partive. Secili ka moralin se si do bëj fushatë. Mendoj se kjo është e papranueshme dhe duhet ti lëmë monumentet e kultit për të shpëtuar shpitin tonë në botën tjetër, tani duhet të merremi me të gjallët dhe problemet aktuale që kanë qytetarët tanë.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy