Kryebashkiaku në detyrë i Himarës Jorgo Goro është arrestuar ditën e sotme me urdhër të Prokurorisë së Posaçme SPAK.
Lidhur me këtë gazetari Edi Ruçi në një lidhje me studion e lajmeve në MCN u shpreh se arrestimi i Goros ka ardhur pas përfshirjes së tij në tjetërsimin e një prone prej 5512 metrave katror duke shpërdoruar detyrën, e cila në dokumente ka qenë shumë herë më pak.
Kemi arritur të mësojmë se Jorgo Goro vazhdonte të mbante detyrën e kryebashkiakut të Himarës dhe pas humbjes së zgjedhjeve dhe duket se kjo gjë bëri që të kemi një konflikt të palës së Belerit dhe Goros e cila herë pas here u shoqërua ame kallëzime.
Mësohet se një prej dosjeve ka të bëjë me përfshirjen e Goros në tjetërsimin e pronës në fshatin Gjilek. Në bazë të kësaj dosje 5512 metra katror kanë qenë shumë herë më e vogël dhe me firmën e Goros ka bërë që ajo sipërfaqe të tjetërsohet.
Më pas hapësira e pronës ka shkuar me dokumente të falsifikuara në kadastrën e Vlorës ku dhe kjo e fundit e ka miratuar për të bërë të mundur zotimin e saj. Më pas në skenë ka hyrë dhe bashkëshorti i ish ministres Olta Xhaçka i cili ka fituar statusin e investitorit strategjik dhe menjëherë pas përfitimit të këtij statusi kanë nisur dhe kallëzimi penal pikërisht nga Beleri i cili ka deklaruar se për shkak të ndikimit të Xhaçkës, Jorgo Goro ka mundur të firmosë të gjitha shkresat për tjetërsimin e pronës.
Pas kallëzimit në SPAK të Belerit është bërë i mundur mbledhja e dëshmive dhe mbledhja e të gjitha pronave ku SPAK ka dalë në përfundim se prona është tjetërsuar duke falsifikuar dokumentet me ndikim të kryebashkiakut të Himarës. Goro është arrestuar në një bar restorant në Dhërmi dhe është thirrur të paraqitet në komisariatin e policisë së Vlorës.



