Pas betimit, Rama dhe ministrat parakalojnë në Bulevard drejtë godinës së Kryeministrisë (FOTO)

Pas betimit, Rama dhe ministrat parakalojnë në Bulevard drejtë godinës së Kryeministrisë (FOTO)

Ashtu si në betimin e parë kur erdhi në pushtet në vitin 2013, 14 ministrat dhe kryeministri Edi Rama, pas ceremonisë në Presidencë ku u bë edhe një foto në grup, kanë përshkruar rrugën e kthimit për në godinën e Kryeministrisë më këmbë.

Parakalimi i parë në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, i qeverisë "Rama ll", është shoqëruar gjatë gjithë kohës nga mediat dhe njerëzit të cilët kureshtarë ishin mbledhur në rrugën nga presidenca drejtë kryeministrisë.

Rama dhe ministrat kanë kaluar me të semafor të kuq pranë Presidencës por ama janë ndalur tek semafori i dytë.

Më pas kreu i qeverisë është ndalur edhe për një foto në shkallët e kryeministrisë dhe më pas është larguar bashkë me ministrat e rinjë për të zhvilluar edhe mbledhjen e parë të kabinetit qeveritar.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy