Rikthehet terrori në Paris/ 1 i vrarë e 4 të plagosur në një sulm me thikë (VIDEO)

Rikthehet terrori në Paris/ 1 i vrarë e 4 të plagosur në një sulm me thikë (VIDEO)

Rikthehet terrori në Francë. Një sulm i kësaj natyre ka ndodhur mbrëmjen e së shtunës në qendër të Parisit, vetëm pak metra nga Teatri i Operas. Një person ka sulmuar me thikë kalimtarët pasi ka thirrur “Allahu Akbar”.  

Policia ka reaguar brenda pak minutave, duke ekzekutuar në vendin e ngjarjes autorin e sulmit, një 21-vjeçar çeçen, i dyshuar për lidhje me terrorizmin. Një person është vrarë, ndërsa katër të tjerë kanë mbetur të plagosur, dy prej të cilëve kanë plagë të rënda, por pa rrezik për jetën. Viktima është një djalë 29-vjeçar, i cili po shëtiste në rrugën “Monsigny”, kur u qëllua me thikë nga autori i sulmit.

Antiterrori francez ka nisur menjëherë hetimet, por nuk ka dhënë detaje në lidhje me agresorin dhe mundësinë e lidhjeve të tij me ndonjë organizatë terroriste.

Ndërkohë, Shteti Islamik e ka marrë përsipër sulmin. Me anë të një njoftimi në faqen e tij, Amaq, Shteti Islamik ka bërë të ditur se sulmi është kryer nga një ushtar i tij.

“Në Francë sërish u derdh gjak, megjithatë ne nuk u lëshojmë asnjë milimetër armiqve të lirisë”, ishte mesazhi i presidentit Emanuel Macron menjëherë pas ngjarjes.  

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy