
Rikthimi i fadromave dhe makinerive për ndërtimin e një resorti turistik në fshatin Rrjoll të Velipojës ka shkaktuar sërish protesta nga banorët e zonës.
Projekti për ndërtimin e një fshati turistik, që përfshin vila dhe hotele luksoze, shtrihet në kufirin mes Ranës së Hedhun dhe zonës Baks–Rrjoll. Ky projekt ka qenë edhe më herët shkak për tensione dhe përplasje mes banorëve dhe forcave të policisë.
Banorët për "MCN live" shprehen se po u merret prona në mënyrë të paligjshme dhe theksojnë se nisja e punimeve është e padrejtë, veçanërisht në një kohë kur pritet zhvillimi i një seance gjyqësore për çështjen e pronësisë në ditët në vijim.
Unë jam Prek Molla, banor i fshatit Rrjoll. Sot këtu janë mbledhur të gjithë banorët e fshatit, edhe ata që jetojnë jashtë zonës, por kanë ardhur për të mbrojtur pronën e tyre.
Unë disponoj dokumentacion pronësie që prej vitit 1935, si dhe një vendim gjyqësor të vitit 1996 që, vërteton trashëgiminë e tokës nga të parët e mi.
Me këto dokumente kërkojmë ose shpronësim sipas vlerës së tregut, ose kthimin dhe njohjen e pronës sonë. Sot kemi bllokuar rrugën dhe po e themi qartë: pronën tonë nuk e gëzon askush.
Ky është betimi ynë.
Ne paralajmërojnë përshkallëzim të protestave dhe bllokim



