Detaje nga shpërthimi në banesën e policit në Shkodër, dy persona të maskuar vendosën tritolin (VIDEO)

Detaje nga shpërthimi në banesën e policit në Shkodër, dy persona të maskuar vendosën tritolin (VIDEO)

Detaje të reja janë zbuluar nga shpërthimi me tritol në shtëpinë e policit në fshatin Bardhaj në Shkodër.

Mësohet se efektivi Serra ka qenë i vetëm në banesë në momentin kur është vendosur sasia e tritolit. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 2:00 të mëngjesit të sotëm.

Dy persona dyshohet se kanë ardhur në këmbë të maskuar dhe kanë vendosur lëndën eksplozive dhe më pas janë larguar. Në banesën ku ndodhi ngjarja nuk ka kamera sigurie ndërsa policia ka sekuestruar kamerat e sigurisë në kryqëzime të ndryshme për të arritur në identifikimin e autorëve dhe më pas gjetjen e kapjen e tyre.

Efektivi Serra punon prej afro 3 vitesh në policinë vendore të Shkodrës duke shërbyer si patrullë.

Pas ngjarjes polici Serra ka deklaruar se nuk e ka idenë se perse është vendosur sasia e tritolit në banesën dhe makinën e tij. Serra është shprehur se nuk ka pasur konflikte me persona të ndryshëm apo ndonjë kërcenim të mëparshëm. Efektivi i policisë tha se nuk e ka idenë se kush mund të jenë autorët e vendosjes së tritolit ndërsa ka kërkuar zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Ndërkohë policia dyshon se tritoli ndaj kolegut të tyre mund të jetë për shkak të detyrës.

 

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy