Greqia i thotë po bashkë jetesës së çifteve të të njëjtit seks. Parlamenti grek e ka miratuar këtë ligj në orët e para të ditës së sotme.
Pavarësisht protestave, që ka ngjallur ky projektligj nga disa parti opozitare në Parlament, si dhe nga Kisha Ortodokse ky ligj është votuar me një shumicë të konsiderueshme votash me 194 vota pro dhe 55 kundër. Në votat “pro” kishte edhe shumë deputete nga opozita, ndërsa kundër projektligjit votoi Agimi i Artë dhe Partia Komuniste.



