
Me ardhjen e festave të fundvitit, edhe tryezat shtohen, rrjedhimisht edhe abuzimi me ushqimin.
Këshilluesi i Mjekësisë Holistike, Nikola Ndoni në një intervistë për programin e mëngjesit “Zgjohu me MCN”, përcolli këshillat se cilat janë ushqimet e bollshme që duhet ti shmangim nga darkat festive.

Ai thotë se është kundër dietës, por është pro të ushqyerit në mënyrë humane në këto tavolina festive.
Unë jam kundër dietën, nocioni ‘dietë’ është abuziv, nuk duhet të eksitojë dhe njerëzit janë të prirë të hanë atë që u thuhet mos e ha.
Ka mënyrë të të ushqyerit, unë nuk jam për dieta jam për mënyrën humane të të ushqyerit.
Jam kundër regjimit, ne duhet të festojmë sepse jemi njerëz, por ama duhet të dimë që këto mëkate ti shlyejmë sa më shpejtë. Ka ca trike dhe ca gjëra për të mos e dëmtuar organizmin, njëra është p.sh. në darkën festive ta heqim vaktin më para, në drekë të mos hamë gjë psh. Kështu nuk marrim më tepër kalori. Ta fillojmë më një proteinë p.sh., që të mos ta çojmë insulinën, ta mbajmë sa më të ulët dhe ta mbajnë në nivel.
Jo psh, ta provojmë bakllavanë dhe pastaj tjerat, është mirë at fillojmë më proteinë dhe yndyrat e shëndetshme dhe pastaj ti marrim të gjitha që duhet shijuar.
Këshilluesi i Mjekësisë Holistike, Nikola Ndoni, ndalet te ushqimet kryesore të darkës festive, rëndësia që kanë ose jo në organizim tonë, bakllavaja dhe mishi i gjelit të detit.
Atë panetonën ka me muaj që është bërë, që ka elementë toksifikues, kurse ne shqiptarët e kemi bakllavanë p.sh., por tendenca e fundit q epo marrim panetone, ndërkohë që në mund ta bëjmë vet bakllavanë. Sigurisht që nuk është shëndetshëm por më pak të dëmshme mund ta bëjmë. Ka 260 emra sheqernash, jo të gjithë këta janë të dëmshëm, sheqeri industrial mos ti fusin, janë stevia që është një sheqer i mirë për organizëm, që ndikon për balancimin e sheqerit në gjak.
Gjalpi nuk është i dëmshëm, është i shëndetshëm. Nuk e rekomandoj sallatën ruse, edhe nëse e konsumoni ta bëni vet së bashku e majonezën, ingredientët e bëjnë diferencën,
Mirë është që ngjyrën e kafe të errët të gjelit të detit, ta shmangim pak, por mos ta shmangim dhjamin e saj, për mua mishi i gjelit të detit është mishi më me vlera që ekziston sepse ka një lloj aminoacidi të veçantë që zbërthehet në organizëm dhe është cilësor.



