Vendet nuk duhet të ndalojnë së përdoruri vaksinën AstraZeneca kundër Covid-19 nga frika se shkakton mpiksje të gjakut pasi nuk ka asnjë indikacion se kjo është e vërtetë, thotë Organizata Botërore e Shëndetësisë.
Bullgaria, Danimarka dhe Norvegjia janë ndër vendet që kanë ndaluar përdorimin e saj.
Por të Premten një zëdhënëse e OBSH-së tha se nuk kishte asnjë lidhje mes vaksinës dhe një rreziku në rritje të zhvillimit të një mpiksje, shkruan BBC.
Margaret Harris tha se ishte një "vaksinë e shkëlqyer" dhe duhet të vazhdojë të përdoret. Rreth 5 milionë Evropianë kanë marrë tashmë bakinën AstraZeneca.



