Zjarri në Bërzanë të Lezhës, dërgohet helikopter për shuarjen e flakëve

Zjarri në Bërzanë të Lezhës, dërgohet helikopter për shuarjen e flakëve

Heliopteri Cougar ka shkuar në ndihmë të aksionit për shuarjen e vatrës së zjarrit në një sipërfaqe pyjore pranë zonës së mbrojtur në Bërzanë, në njësinë administrative Zejmen në Lezhë.

Ministri Peleshi bën me dije se në terren janë angazhuar 60 efektivë të FA, forca të policisë dhe vullnetarë pasi zjarri rrezikon të marrë përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë.

Një vatër zjarri është raportuar në një sipërfaqe pyjore pranë zonës së mbrojtur në Bërzanë, në njësinë administrative Zejmen në Lezhë. Helikopteri Cougar ka shkuar në ndihmë të aksionit për shuarjen e vatrës që rrezikon të marrë përmasa të mëdha për shkak të erës së fortë. Në terren po punojnë forcat e emergjencave civile, janë angazhuar 60 efektivë të FA, forca të policisë dhe vullnetarë.

Flakët janë në lartësi të konsiderueshme dhe ndërhyrja me zjarrfikëse ishte e pamundur.

MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Drupal Ad
Drupal Ad
MCN Radio logo
MCN Radio
103.1 FM
Radio
Intro

MCN TV është një televizion gjeneralist, i cili përfshin emisione, seriale, filma, dokumentarë etj. Ky televizion ka në dispozicion të tij katër studio televizive të pajisura me teknologjinë bashkëkohore.

Kategoritë
Streaming

MCN TV

MCN Radio

Contact

info@mcn.tv.al

+355 422 00200

All rights reserved. MCN 2025

Terms and ConditionsPrivacy Policy